- This event has passed.
Kampionati Amator Individual i Pingpongut
Sep 21, 2025 @ 8:00 am - Sep 22, 2025 @ 5:00 pm

Amator n’Tavolin – Kampion n’Zemër
Kampionati Amator Individual i Pingpongut – 21 Shtator 2025
Tiranë – Më 21 shtator 2025, në ambientet sportive të shkollës “Murat Toptani”, do të zhvillohet Kampionati Amator Individual i Pingpongut, aktivitet me karakter mbarëkombëtar që ka mbledhur 42 pjesëmarrës – 36 nga Shqipëria dhe 6 mysafirë nga Kosova.
Ky turne, i organizuar nga PingPro, synon të promovojë pingpongun si sport social dhe konkurrues, duke ofruar një hapësirë të hapur për të gjithë dashamirësit e këtij sporti.
📌 Formati i garës
Ndeshjet në grupe: “round robin”, me fituesin që përcaktohet kush arrin 2 sete.
Faza finale: eliminim direkt (knock-out), me fituesin kush arrin 3 sete.
Nga ky kampionat nuk fitohet vetëm një trofe, por mbi të gjitha miqësi, njohje dhe shoqërizim. Eventi synon të përçojë vlerat olimpike të respektit, fair-play dhe përkushtimit, ku nuk ka rëndësi rezultati final, por mbi të gjitha mundi, përpjekja dhe pasioni që çdo pjesëmarrës sjell në tavolinë.
Organizatorët theksojnë se aktiviteti vjen i konceptuar për të forcuar kulturën sportive dhe miqësinë mes qyteteve e sportistëve.
🏓 Amator n’Tavolin – Kampion n’Zemër është slogani që shoqëron këtë event, duke përcjellë mesazhin se dashuria për sportin dhe shpirti i garës janë në qendër të gjithçkaje.
