- This event has passed.
🏓 KAMPIONATI I 4-T AMATOR INDIVIDUAL I PINGPONGUT
Nov 16, 2025 @ 8:00 am - 5:00 pm

16 NËNTOR 2025 – PINGPRO SJELL NJË NGJARJE MBARËKOMBËTARE QË BASHKON SHQIPËRINË DHE KOSOVËN
Tiranë – Entuziazmi për pingpongun amator po rritet me ritme të jashtëzakonshme. Organizata PingPro po përgatitet për edicionin e katërt të Kampionatit Amator Individual të Pingpongut, që do të mbahet më 16 nëntor 2025, një ngjarje që pritet të mbledhë në tavolinë dashamirës të këtij sporti nga e gjithë Shqipëria dhe rajoni.
Deri më tani janë regjistruar 25 sportistë, ndërsa objektivi i organizatorëve është të arrihet shifra 60 pjesëmarrësish. Ky interes i hershëm tregon për besimin dhe reputacionin që ka fituar ky aktivitet në komunitetin sportiv shqiptar.
Në këtë edicion marrin pjesë sportistë nga Tirana, Durrësi, Laçi, Lushnja, Lezha, Vlora, Delvina, Korça, Berati, Gjirokastra dhe Bilishti, duke e bërë garën më të përhapur se kurrë më parë.
Si çdo vit, nuk mungojnë miqtë tanë nga Kosova. Këtë herë do të jenë katër sportistë kosovarë që do të marrin pjesë në turne, si shenjë respekti dhe miqësie mes dy vendeve tona, duke e kthyer kampionatin në një festë të vërtetë mbarëkombëtare.
Turneu do të zhvillohet në dy kategori kryesore – Kampionët dhe Sfidantët – me shpërblime për fituesit, atmosferë dinamike dhe organizim profesional.
📅 Kampionati i 4-t Amator Individual i Pingpongut
📍 16 Nëntor 2025
🌐 www.pingpro.al | ☎️ 069 204 7008
📱 Instagram: @pingpong_pingpro
